- Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi"
- Universiteti
- Fakultetet
- Fakulteti i Shkencave të Shoqërore
Fakulteti i Shkencave të Shoqërore
Dekan: Prof.dr. Artan Haxhi
eMail: artan.haxhi@unishk.edu.al
Zv. Dekan: Dr. Dritan Rustja
eMail: dritan.rustja@unishk.edu.al
Sekretare Dekanit: Doriana (Shpori) Deda
eMail: doriana.deda@unishk.edu.al
Fakulteti i Shkencave Shoqërore është një prej themelvënësve të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe e ka gjenezën e tij që në vitin 1957, vit kur u hap për herë të parë Instituti i Pedagogjik 2 vjeçar i Shkodrës. Me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 167, datë 28. 05. 1991 Universiteti fitoi statusin që ka sot dhe brenda tij Fakulteti i Shkencave Shoqërore nisi jetën si njësi e veçantë me dy drejtime studimi: Gjuhë shqipe – Letërsi dhe Histori – Gjeografi. Pranë këtij fakulteti është ngritur dhe funksionon Qendra e Studimeve Albanologjike. Me Urdhërin nr. 498, dt. 07. 10. 2011 në vitin akademik 2011-2012 u hap shkolla doktorale “Gjuhë shqipe”. Ajo synon të kryejë studime komplekse në fushë të gjuhësisë, si në rrafshin sinkronik, ashtu edhe në atë diakronik.
MISIONI
Fakulteti i Shkencave Shoqërore ka si mision formimin dhe kualifikimin e studentëve në të gjitha ciklet, përgatitjen e historianëve, gjeografëve, gjuhëtarëve, letrarëve e gazetarëve të rinj. Ky fakultet synon formimin e mësuesve të kualifikuar në shërbim të shoqërisë, të albanologëve të rinj me standarde të larta në kërkimin shkencor.
POLITIKA E CILËSISË
Fakulteti i Shkencave Shoqërore kujdeset për cilësinë e mësimdhënies në arsimin e lartë në të gjitha ciklet, vepron në fushën e formimit kulturor dhe profesional dhe synon gjithashtu formimin dhe përditësimin e njohurive.
Organika
Aktivitete