Këshilli Studentorë
Këshillat e studentëve
- Studentët kanë të drejtë të organizohen në këshilla studentorë në nivel njësie kryesore, institucioni të arsimit të lartë, si edhe në nivel kombëtar.
- Këshillat e studentëve janë organizime të pavarura të studentëve në institucionet e arsimit të lartë, të cilat nuk zhvillojnë veprimtari politike dhe ekonomike. Këto këshilla promovojnë pjesëmarrjen e studentëve dhe koordinojnë përfaqë-simin e tyre në organet drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë.
- Këshillat e studentëve zgjidhen çdo dy vjet nga votat e studentëve dhe mbështeten në legjislacionin në fuqi. Në rastet kur një individ i zgjedhur në këshillat e studentëve përfundon studimet universitare, ai zëvendësohet nga kandidati pasardhës në renditje për nga numri i votave të grumbulluara në zgjedhjet e fundit, deri në përfundim të mandatit të nisur.
- Këshillat e studentëve nuk mund të organizohen me struktura të tjera politike e jopolitike, jashtë institucioneve përkatëse të arsimit të lartë. Modalitetet dhe procedurat për krijimin, organizimin dhe funksionimin e tyre përcaktohen në statutet dhe rregulloret e institucioneve të arsimit të lartë, në përputhje me këtë ligj, mbësh-tetur edhe në propozimet e paraqitura nga studentët.
- Këshillat e studentëve shprehin mendime dhe propozime për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm të institucioneve të arsimit të lartë, si për planet dhe programet e studimeve, rregulloret për veprimtaritë mësimore, të drejtën për të studiuar, cilësinë e shërbimeve, përcaktimin e tarifave të shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët, bilancet vjetore paraprake të shpenzimeve ose ndarjen e burimeve financiare, zhvillimin e veprimtarive të ndryshme kulturore, artistike, sportive etj.
- Institucionet e arsimit të lartë mbështetin këshillat e studentëve dhe financojnë veprimtari të tyre
Granti i studentave
- Bursat e studimit për studentët e shkëlqyer u jepen studentëve me notë mesatare maksimale në hyrje, në rang vendi, pavarësisht programit të studimit dhe institucionit, në të cilin ata kanë zgjedhur të ndjekin studimet. Studenti vazhdon të përfitojë nga ky grant nëse rezultatet e tij, gjatë gjithë viteve të studimit, vazhdojnë të jenë të shkëlqyera.
- Bursat e studimit për studentët që kanë zgjedhur të ndjekin programet e studimit në institucione publike të arsimit të lartë, që përbëjnë prioritet kombëtar, u shpërndahen studentëve që studiojnë në fushat e përcaktuara si të tilla me vendim të Këshillit të Ministrave.
- Bursat e studimit për studentët që u përkasin shtresave sociale në nevojë u shpërndahen studentëve që janë shpallur fitues në institucionet publike të arsimit të lartë dhe plotësojnë kriteret për t’u konsideruar si studentë në nevojë, të përcaktuara si të tilla me vendim të Këshillit të Ministrave.
- Ky grant shpërndahet nga AKFAL-i.
Të drejtat dhe detyrimet e studentave
Studentët kanë këto të drejta:
- Të ndjekin të gjitha veprimataritë mësimore që zhvillohen në kuadrin e programit të studimit ku ato janë regjistruar.
- Të përdorin infrastrukturën që institucioni i arsimit të lartë vë nëdispozicion të procesit mësimor si dhe të përfitojnë nga shërbimet mbështetëse që ofrohen nga ai institucion.
- Të marrin pjesë në proceset e vendimarrjes së institucionit të arsimit të lartë në përputhje me përcaktimet e këtij ligji dhe statutin e institucionit.
- Të shprehin vlerësimin e tyre për cilësinë e mësimdhënies dhe punën e përsonelit në institucionet e arsimit të lartë.
Studentët kanë për detyrë:
- Të zbatojnë rregullat e përcaktuara nga institucioni i arsimit të lartë.
- Të respektojnë të drejtat e përsonelit dhe të studentave të tjerë.
- Të paguajnë tarifat e përcaktuara në këtë ligj dhe nga institucionet e arsimit të lartë, si dhe tarifat shërbimeve që ofrojnë institucionet e arsimit të lartë.
- Të respektojnë kodin e etikës në institucionet e arsimit të lartë.
- Studentit përsëritës i ndërpritet mbështetja nga fondet publike me përjashtim të rasteve të forcave madhore.