“Takim me shkrimtarin” – Ridvan Dibra në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia”
Më 17 prill 2025, nxënësit e rrethit letrar të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” patën kënaqësinë të takohen me shkrimtarin e njohur Ridvan Dibra, në një veprimtari të organizuar nga Departamenti i Letërsisë i UNISHK, në kuadër të projektit “Vepra letrare e Ridvan Dibrës në avangardë të letërsisë shqipe”.
Takimi u shoqërua me diskutime mbi veprat e autorit, si “Gjumi mbi borë” dhe “Legjenda e vetmisë”, nga pedagogët Arben Prendi, Gëzim Puka dhe Ismet Kallaba.
Mësueset e letërsisë dhe drejtuesit e shkollës sollën reflektime të vlefshme, ndërsa nxënëset e rrethit letrar bënë pyetje dhe komente që dëshmuan interes të veçantë për krijimtarinë e Dibrës.
Autori ndau me të rinjtë këndvështrime për letërsinë, frymëzimin dhe rëndësinë e leximit të mirëfilltë.
Takimi shërbeu gjithashtu si promovim për programet Gjuhe-Letërsi dhe Gazetari-Komunikim, që ofron Departamenti i Letërsisë dhe ai i Gjuhësisë pranë UNISHK.