Sot, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) zhvilloi një takim informues me studentët e Universitetit të Shkodrës mbi një nga mekanizmat kryesorë të sigurimit të jashtëm të cilësisë: vlerësimin e cilësisë së mësimdhënies nëpërmjet Sondazhit Kombëtar të Studentëve (SKS), i cili do të zhvillohet në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri.
Takimi u hap nga drejtoresha e ASCAL, Xhiliola Bixheku, si dhe nga Dekania e Studentëve, Ingrit Rrasha.
U diskutua gjerësisht mbi metodologjinë dhe objektivat e sondazhit, që ka për synim të paraqesë të dhëna faktike dhe statistikore për panoramën e arsimit të lartë nga këndvështrimi i studentëve.
Linku i sondazhit do të shpërndahet javën e fundit të muajit prill në emailet zyrtare të studentëve. Përgjigjet do të jenë anonime dhe do të përdoren si referencë e besueshme për ASCAL-in, Bordin e Akreditimit, IAL-të, MAS-in dhe vetë studentët.
Mendimi yt ka vlerë – kontribuo për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë!