• Ankesa

Takim letrar me shkrimtarin Ridvan Dibra në shkollën “Vëllazërim-Bashkim”, Ulqin

ë kuadër të projektit promovues të Departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, më 5 maj 2025 u zhvillua një takim i veçantë letrar me nxënësit e shkollës së mesme “Vëllazërim-Bashkim” në Ulqin dhe shkrimtarin e njohur Ridvan Dibra.

Drejtoresha e shkollës, znj. Ardita Kovaçi, mirëpriti grupin organizator dhe ndau me ta arritjet e institucionit në fushën e letërsisë dhe artit.

Takimi u moderua nga maturantja Liriona Mehmeti, ndërsa fjala hapëse iu dha pedagogu Arben Prendit, drejtor i Departamentit të Letërsisë, i cili theksoi vlerat artistike të veprës së Dibrës dhe prezantoi programet e studimit që ofron UNISHK në fushën e Gjuhë-Letërsisë dhe Gazetarisë-Komunikimit.

Më tej, pedagogu Gëzim Puka solli një analizë të thelluar mbi romanet “Gjumi mbi borë” dhe “Legjenda e vetmisë”, duke nxjerrë në pah temat dhe estetikën e autorit.

Takimi u shndërrua në një bisedë të ngrohtë e reflektuese përmes pyetjeve të nxënësve dhe mësuesve, ku vetë shkrimtari Ridvan Dibra ndau përvojat dhe filozofinë e tij krijuese.

Pjesëmarrja aktive e nxënëseve Sara Iljazi, Berina Ismaili, Mersiha Bajri etj. e bëri këtë takim të paharrueshëm, duke e kthyer në një moment frymëzimi dhe pasioni për letërsinë.