• Ankesa

Konferencë Studentore në Departamentin e Gjeografisë

Departamenti i Gjeografisë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi sot me sukses Konferencën Studentore me temë:

“Zhvillimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore dhe kulturore të rajonit të Shkodrës”

Biblioteka Shkencore e Universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkoder

Kjo konferencë synoi të promovojë kërkimin shkencor dhe përfshirjen aktive të studentëve në fushën e gjeografisë, duke krijuar një hapësirë të dedikuar për prezantimin e projekteve dhe punimeve të tyre kërkimore.

Konferenca shërbeu gjithashtu si një platformë për ndarjen e ideve, përvojave dhe nismave që lidhen me ruajtjen e trashëgimisë natyrore e kulturore, si dhe nxitjen e mendimit kritik dhe angazhimit qytetar.

Në hapjen e konferencës përshëndetën:

Drejtorja e Departamentit të Gjeografisë, Flora Gjoni dhe Zv. Rektorja e Universitetit, Blerta Dragusha.

Pjesëmarrësit studentë dhe temat e trajtuara:

Albana Kraja – “Problemet mjedisore të krijuara nga turizmi masiv në Parkun Kombëtar të Thethit”

Xherardo Nikjari – “Migracioni shqiptar në Argjentinë (shek. XIX–1945): një vështrim historik mbi diasporën shqiptare”

Fatjon Vathaj – “Agroturizmi si model për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore”

Selvana Kukaj – “Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në Pukë. Mundësitë dhe sfidat”

Ersida Qahi – “Fijet e trashëgimisë kulturore përmes artizanatit në rajonin e Shkodrës”

Konferenca ishte gjithashtu një mundësi për të ndërtuar ura bashkëpunimi ndërmjet brezave dhe për të forcuar përkushtimin tonë të përbashkët për zhvillimin e dijes dhe mirëqenies së komunitetit.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve dhe organizatorëve për një aktivitet frymëzues dhe me vlera të shumta akademike!