Në vijim të projektit “Vepra letrare e Ridvan Dibrës në avangardë të letërsisë shqipe” dhe në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Librit , më datë 23 prill 2025, Departamenti i Letërsisë organizoi një takim frymëzues me shkrimtarin Ridvan Dibra në rrethin letrar të gjimnazit “Oso Kuka” në Shkodër.
Takimin e hapi drejtoresha e shkolles, Teuta Çoku. Gjatë diskutimit, pedagogu Arben Prendi, drejtor i Departamentit të Letërsisë, theksoi veçoritë unike të veprës së Dibrës dhe vendin e tij të rëndësishëm në letërsinë bashkëkohore shqiptare. Ai prezantoi gjithashtu programet e studimit që ofrohen nga departamentet përkatëse:
Bachelor në “Gjuhë-Letërsi” dhe Bachelor në “Gazetari-Komunikim” .
Pedagogu Gëzim Puka solli një lexim kritik mbi romanet “Gjumi mbi borë” dhe “Legjenda e vetmisë”, ndërsa pedagogu Ismet Kallaba nënvizoi rëndësinë e përfshirjes së kësaj vepre në programet shkollore.
Mësuesja Ilirjana Stankaj, vlerësoi kontributin e autorit në letrat shqipe dhe hapi një bashkëbisedim të hapur mes tij dhe nxënësve, ndër të cilët diskutuan: Kristel Pjetri, Arsida Alivoda, Denisa Guraj, Melisa Kutroviç, Besarta Curraj, Esra Murrizi, Kejsi Bishja.
Shkrimtari Ridvan Dibra ndau me të rinjtë detaje nga procesi i tij krijues, dhe si ish-pedagog, i inkurajoi ata të ndjekin rrugën e letërsisë dhe gazetarisë, përmes studimeve në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.