- Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi"
- Universiteti
- Fakultetet
- Fakulteti i Shkencave Shoqërore
Fakulteti i Shkencave të Shoqërore
HISTORIKU I FAKULTETIT
Fakulteti i Shkencave Shoqërore (FSHSH) është një ndër njësitë themelvënëse të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ai u formësua që në vitin 1957 mbi traditën e Institutit të Lartë Pedagogjik dhe u konsolidua si fakultet me dy drejtime kryesore studimi: Gjuhë–Letërsi dhe Histori–Gjeografi. Pranë këtij fakulteti funksionon Qendra e Studimeve Albanologjike, e cila përbën shtyllën qendrore të profilit akademik të fakultetit dhe ka kontribuar në zhvillimin e kërkimeve gjuhësore e kulturore, si në rrafshin sinkronik, ashtu edhe në atë diakronik. Në kuadër të kësaj tradite, fakulteti ofron programe studimi që mbështeten fort mbi albanologjinë, duke nxjerrë në dritë periodikun shkencor “Studime shqiptare”. Po kështu, në vitin akademik 2011-2012 në Qendrën e Studimeve Albanologjike u hap shkolla doktorale “Gjuhë shqipe”. Për një periudhë kohe, pranë këtij fakulteti ka funksionuar edhe Këshilli i Profesorëve, i cili ka kontribuar në promovimin dhe zhvillimin e karrierës akademike të stafit pedagogjik. Sot, Fakulteti i Shkencave Shoqërore ka 40 pedagogë, prej të cilëve 4 mbajnë titullin “Profesor”, 9 “Profesorë të asociuar”, 22 “Doktorë”, 2 “Docentë” dhe 3 MSc.
MISIONI
Fakulteti i Shkencave Shoqërore i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka si mision formimin akademik dhe profesional të studentëve në të gjitha ciklet e studimit, përgatitjen e mësuesve dhe profesionistëve të rinj në fushat e gjuhësisë, letërsisë, historisë, gjeografisë dhe gazetarisë, si dhe zhvillimin e kërkimit shkencor. Nëpërmjet studimeve albanologjike, fakulteti synon ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare, duke kontribuar në zhvillimin e dijes dhe të shoqërisë.
OBJEKTIVAT
Fakulteti i Shkencave Shoqërore synon të garantojë një arsim të lartë cilësor, të forcojë kërkimin shkencor dhe të ruajë e promovojë gjuhën, kulturën dhe trashëgiminë shqiptare.
- Garantimin e cilësisë akademike në të gjitha ciklet e studimit, në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të arsimit të lartë.
- Zhvillimin e kërkimit shkencor, me fokus të veçantë në gjuhësi, letërsi, histori, gjeografi dhe studime albanologjike.
- Ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë gjuhësore dhe kulturore shqiptare, nëpërmjet studimeve, botimeve shkencore dhe veprimtarive akademike.
- Përmirësimin e vazhdueshëm të programeve të studimit, duke i përshtatur ato me zhvillimet shkencore dhe nevojat e shoqërisë.
- Zhvillimin profesional të stafit akademik, përmes kërkimit shkencor, pjesëmarrjes në veprimtari akademike dhe përditësimit të vazhdueshëm të njohurive.
POLITIKA E CILËSISË
Fakulteti i Shkencave Shoqërore kujdeset dhe shquhet për cilësinë e studimeve në arsimin e lartë në të gjitha ciklet. Ai vepron në fushën e formimit kulturor dhe profesional, duke synuar arritjen e standardeve të larta dhe konkurruese në profilet e përmendura në nivel kombëtar, por edhe ndërkombëtar, si dhe kujdeset për formimin dhe përditësimin e njohurive.
ORGANIZIMI I FAKULTETIT
Dekan - Prof. Dr. Artan Haxhi
artan.haxhi@unishk.edu.al
Zv. Dekane - Dr. Dritan Rustja
dritan.rustja@unishk.edu.al
Sekretare e Dekanit - Doriana (Shpori) Deda
dorina.deda@unishk.edu.al
Sekretare mësimore - Elsa Aga
elsa.aga@unishk.edu.al
Sekretare mësimore - Ardjana Loku
ardjana.loku@unishk.edu.al
IT i Fakultetit - Rovena Mesi (Dibra)
rovena.mesi@unishk.edu.al
Aktivitete