• Ankesa

Book Month Celebration: Read, Share, Inspire!

Ditën e premte, më 31 tetor 2025, u organizua një aktivitet letrar me studentët e vitit të dytë dhe të tretë të Departamentit të Gjuhës Angleze, me titull “Book Month Celebration: Read, Share, Inspire!”

Ky aktivitet u zhvillua si pjesë e veprimtarive të klubit studentor “English Club”, nën kujdesin e lektore­s së kursit të letërsisë angleze, Dr. Dalila Karakaçi

Aktiviteti u ndërmor në kuadër të organizimeve për muajin tetor – muajin e librit, me qëllimin për të nxitur kulturën e leximit dhe për të promovuar përdorimin e gjuhës angleze përmes letërsisë.

Motivi kryesor ishte të krijohej një hapësirë kulturore ku studentët të shprehnin dashurinë për librin – atë magji që zgjon shpirtin e lexuesit dhe ndërton lidhjen e përjetshme mes njeriut dhe fjalës së shkruar .

Nëpërmjet formave krijuese të shprehjes, studentët ndanë ide, emocione dhe reflektime mbi fuqinë që ka fjala e shkruar për të bashkuar kultura dhe breza .

#Falënderime për të gjithë studentët që morën pjesë dhe kontribuan në këtë aktivitet inspirues!

#Tetori mund të ketë mbaruar, por dashuria për librin vazhdon gjatë gjithë vitit!