Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” zhvilloi Konferencën e Parë Studentore Ndërdisiplinare “Young Future Mind – AI Smart Solutions”, një ngjarje që shënon një moment të rëndësishëm në jetën akademike të universitetit dhe që bashkoi studentë, pedagogë dhe kërkues të rinj në një platformë të përbashkët dialogu, kërkimi shkencor dhe inovacioni.
Në këtë konferencë u prezantuan 51 referime shkencore me pjesëmarrjen e 71 autorëve studentë, duke dëshmuar nivelin e lartë akademik, kreativitetin dhe frymën bashkëpunuese të studentëve të UNISHK.
Në fjalën përshëndetëse, Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, e cilësoi këtë konferencë si një dëshmi të energjisë, kreativitetit dhe potencialit kërkimor të studentëve të UNISHK, duke theksuar se:
“Ju nuk jeni thjesht e ardhmja, por jeni e tashmja që po formëson të ardhmen.”
Fjalët përshëndetëse kishin në fokus rëndësinë që inteligjenca artificiale ka sot në transformimin e mënyrës se si mësojmë, punojmë dhe zgjidhim problemet, duke vlerësuar studentët si krijues të ideve dhe teknologjive të reja.
Aktivitetin e përshëndetën gjithashtu:
Zv. Rektorja Prof. Dr. Blerta Dragusha
Zv. Rektorja Prof. As. Dr. Eliana Laçej
Dekani i Studentëve, Dr. Sead Baraku
Studenti ekselent i FSHE, Admir Dahati
Një falënderim i veçantë shkon për:
Drejtorinë e Marrëdhënieve me Studentët dhe Publikun
Zyrën e Ekselencës
Studentët vullnetarë dhe të gjithë të rinjtë që ndihmuan me përkushtim në organizimin e aktivitetit
Urime të gjithë studentëve pjesëmarrës, pedagogëve udhëheqës dhe organizatorëve për realizimin e kësaj nisme të rëndësishme akademike, që promovon kërkimin shkencor, inovacionin dhe bashkëpunimin ndërdisiplinar.