Aktori Ymer Bala, ish-pedagog për shumë vite i lëndës së fjalës artistike në Universitetin tonë, erdhi sot në auditor për të ndarë me studentët e programit “Mësuesi parashkollor” kujtime, mbresa dhe histori teatri. Me shumë pasion ai kujtoi edhe punën me të rinjtë për rrënjosjen e dashurisë për artin e aktrimit. Dashuria për fjalën artistike duhet të shprehet nesër në klasat ku do të japin mësim këta mësimdhënës të së ardhmes. Kjo orë u përjetua me emocion nga studentët.
Aktori Ymer Bala në auditor
