• Ankesa

Java e Mirëseardhjes në Fakultetin e Shkencave Shoqërore , 5–9 tetor 2026: një javë kushtuar njohjes së studentëve të rinj me jetën universitare!

Programi përfshiu takime me departamentet dhe strukturat përkatëse të universitetit, njohje me ndërkombëtarizimin dhe vizitë në bibliotekë, si dhe takime me përfaqësues të Bashkisë Shkodër, Këshillit Vendor Rinor dhe klubet studentore. Një mundësi e mirë për t’u orientuar, për të krijuar lidhje të reja dhe për t’u bërë pjesë aktive e komunitetit universitar.

Mirë se vini në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, UNISHK!

Suksese në rrugëtimin tuaj akademik!