Studentët e programit të studimit “Mësuesi Parashkollor”, bachelor, kishin përgatitur një detyrë kursi të veçantë për lëndën e teatrit. Disa përrallëza të shkurtra u paraqitën si teatër me kukulla pranë kopshtit “Njomëzat”. Studentët, të ndarë në katër grupe, interpretuan katër pjesë të titulluara: “Luani dhe miu”, “Dhelpra dhe rrushi”, “Lepuri dhe breshka” dhe “Dhelpra dhe korbi”, duke sjellë shumë entuziazëm tek fëmijët e vegjël të kopshtit, por njëkohësisht edhe një përvojë të vlefshme praktike për vetë studentët si edukatorë të së ardhmes.
Nën drejtimin e pedagogut të lëndës, prof. as. dr. Gëzim Puka, interpretuan studentet: Monika Gjini, Amela Fangaj, Elmedina Hamzi, Klevisa Dodaj, Suela Mirukaj, Ester Ndreca, Donika Sukaj, Denise Rahova, Xhyzjana Vulaj, Gledisa Selimi, Usejda Ramja, Regi Toma, Selma Fangaj, Semina Dragoçi, Blerta Mahmuti dhe Anisa Halaj.
Shprehim mirënjohjen tonë për personelin pedagogjik të kopshtit “Njomëzat” për mikpritjen dhe bashkëpunimin e treguar gjatë kësaj veprimtarie. Atmosfera e ngrohtë dhe reagimi shumë pozitiv i fëmijëve e bënë këtë përvojë edhe më të bukur dhe më motivuese për studentët. Një falënderim i veçantë shkon për drejtoren e kopshtit, znj. Lavdije Pateriku.
