Sektori i Kërkimit Shkencor dhe Projekteve, në bashkëpunim me dekanin e FSHSH, Artan Haxhi, zhvilloi sot një takim me stafin akademik të njësive bazë të fakultetit.
Gjatë takimit, pjesëmarrësit u njohën me format e ndryshme të financimit të projekteve dhe mundësitë për aplikim në thirrjet që priten të hapen së shpejti.
Në fjalën e tij, zëvendësdekani Dritan Rustja përshëndeti iniciativën e SKSHP-së dhe i nxiti kolegët të aplikojnë në programe kombëtare dhe ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e kërkimit shkencor në zhvillimin akademik.
Takimi do të pasohet me grupe pune për zhvillimin e ideve konkrete nga njësitë bazë të fakultetit.
