Fakulteti i Shkencave Shoqërore është një prej themelvënësve të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe e ka gjenezën e tij që në vitin 1957, vit kur u hap për herë të parë Instituti i Pedagogjik 2 vjeçar i Shkodrës. Me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 167, datë 28. 05. 1991 Universiteti fitoi statusin që ka sot dhe brenda tij Fakulteti i Shkencave Shoqërore nisi jetën si njësi e veçantë me dy drejtime studimi: Gjuhë shqipe – Letërsi dhe Histori – Gjeografi. Pranë këtij fakulteti është ngritur dhe funksionon Qendra e Studimeve Albanologjike. Me Urdhërin nr. 498, dt. 07. 10. 2011 në vitin akademik 2011-2012 u hap shkolla doktorale “Gjuhë shqipe”. Ajo synon të kryejë studime komplekse në fushë të gjuhësisë, si në rrafshin sinkronik, ashtu edhe në atë diakronik.
Oops, an error occurred! Code: 20250509210858c1e567b6