Në datat 3-4 Maj u zhvillua në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” aktiviteti hapës për projektin U2SID, "Bashkëpunime të universitetit me shoqërinë për transformimin dixhital gjithëpërfshirës në Ballkanin Perëndimor". U2SID është një Program për Ngritjen e Kapaciteteve Erasmus+ që promovon transformimin dixhital gjithëpërfshirës në rajon. Duke u mbështetur në rezultatet e projektit USIA , i cili krijoi njësi të Transferimit të Njohurive dhe Nxitjes së Inovacionit për të forcuar kapacitetet institucionale dhe të burimeve njerëzore, U2SID njeh rëndësinë kryesore të bashkëpunimit midis universiteteve, shoqërisë civile, bizneseve, politikëbërësve dhe medias.
Projekti U2SID është një projekt 2 vjeçar që financohet nga Bashkimi Europian dhe ku përfshihen nëntë institucione përfituese nga 4 vende të ndryshme: Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Italia. Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për herë të parë në historinë e tij është lider i konsorciumit. Projekti U2SID mbështet zhvillimin dhe përvetësimin e aftësive dixhitale për ta bërë transformimin dixhital sa më gjithëpërfshirës të jetë e mundur. Objektivat specifike të projektit U2SID janë:
- Të forcojë kompetencat dixhitale të mësuesve, studentëve dhe profesionistëve nëpërmjet zhvillimit të një Programi të Zhvillimit të Aftësive Dixhitale si një program bashkëpunimi midis universiteteve nga njëra anë dhe bizneseve, shoqërisë civile, vendimmarrësve lokalë dhe mediave nga ana tjetër;
- Për të përmirësuar metodat inovative të mësimdhënies përmes pilotimit të një Sfide të Transformimit Dixhital për studentët, si një mësim i bazuar në projekt dhe i orientuar drejt zgjidhjeve të bazuara në mentorimin, stërvitjen dhe vendosjen në biznese, shoqëri civile, vendimmarrës lokalë dhe media;
- Të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e dixhitalizimit gjithëpërfshirës duke përfshirë grupet vulnerabël në procesin e dixhitalizimit.
Në përputhje me objektivat e Programit Erasmus+, U2SID kontribuon në inovacionin në arsimin e lartë, duke rritur rëndësinë e tij për tregun e punës, zhvillimin rajonal dhe shoqërinë. Projekti jo vetëm që lehtëson transferimin e njohurive, por gjithashtu krijon vlerë ekonomike dhe sociale nëpërmjet shpërndarjes së rezultateve të mësimdhënies dhe kërkimit te komuniteti dhe shoqëria në përgjithësi. Me fokus në IAL-të rajonale, U2SID nxit një bashkëpunim të fortë midis universiteteve dhe palëve të tjera të interesuara, si sektori privat, politika, shoqëria civile dhe media, duke rritur përfundimisht kompetencën dixhitale të studentëve dhe stafit.
Përfituesit e projektit
Universiteti i Shkodres "Luigj Gurakuqi"
Universiteti Fan. S. Noli Korce
Qendra Shkence dhe Inovacion per Zhvillim (SCiDEV)
Qendra per Studime Krahasuese dhe Nderkombetare (CCIS)
Agjencia Kombetare e Kerkimit Shkencor dhe Inovacionit (NASRI)
Universiteti i Malit te Zi, Podgorice
Universiteti i Beogradit, Serbi
Universiteti i Salentos, Itali
Aktivitetet e projektit mund të ndiqen në rrjetet e vetë projektit U2SID.