Panairi "Work and study" e vazhdoi rrugëtimin e tij në qytetin e Lezhës. Pedagogë të fakulteteve të ndryshme të Universitetit te Shkodrës “Luigj Gurakuqi” shpërndanë broshura dhe u dhanë të gjitha informacionet specifike për degët dhe programet nxënësve të shkollave të mesme të qytetit të Lezhës. I mirëpresim të gjithë ato nxënës që ishin sot para stendës sonë që vitin e ardhshëm të jenë studentë pranë Universitetit te Shkodrës "Luigj Gurakuqi".