- Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi"
- Universiteti
- Fakultetet
- Fakulteti i Shkencave të Edukimit
Fakulteti i Shkencave të Edukimit
HISTORIKU I FAKULTETIT
Fakulteti i Shkencave të Edukimit i ka fillesat e tij në vitin akademik 1991–1992, me hapjen e programit të studimit për përgatitjen e mësuesve për klasat I–IV të shkollës 8-vjeçare, në kuadër të Ciklit të Ulët. Në të njëjtin vit akademik, në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u krijua për herë të parë Katedra e Psikologjisë dhe Pedagogjisë, e cila kishte në përgjegjësi edhe programet e përgatitjes së mësuesve për Ciklin e Ulët.
Në vijim të zhvillimit të institucionit dhe zgjerimit të ofertës akademike, struktura dhe programet e Fakultetit janë pasuruar dhe përshtatur me nevojat e sistemit arsimor dhe kërkesat e arsimit të lartë. Sot, Fakulteti i Shkencave të Edukimit ofron programe studimi në fusha të ndryshme të edukimit, pedagogjisë dhe shkencave sociale të lidhura me formimin e profesionistëve të arsimit, si dhe zhvillon veprimtari kërkimore dhe akademike në këto fusha.
MISIONI
Misioni i Fakultetit të Shkencave të Edukimit (FSHE) është në përputhje me misionin e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe synon krijimin, zhvillimin, mbrojtjen dhe transmetimin e dijes përmes mësimdhënies dhe kërkimit shkencor. FSHE synon formimin e specialistëve të kualifikuar dhe përgatitjen e studiuesve të rinj në fushat e edukimit parashkollor dhe fillor, edukimit fizik, arteve dhe shkencave sociale, me fokus të veçantë në psikologji dhe punë sociale. Në funksion të këtij misioni, Fakulteti angazhohet në sigurimin e një mësimdhënieje cilësore, krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin e procesit akademik dhe kërkimit shkencor, si dhe në përgatitjen e profesionistëve të aftë për t’iu përgjigjur nevojave dhe zhvillimeve të fushave që mbulon.
Përmes ndërthurjes së mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe veprimtarisë akademike, FSHE synon të kontribuojë në zhvillimin e arsimit, formimin profesional të studentëve dhe pasurimin e dijes në fushat e edukimit dhe shkencave sociale.
OBJEKTIVAT
Fakulteti i Shkencave të Edukimit synon të realizojë objektivat e tij në funksion të zhvillimit të arsimit, kërkimit shkencor dhe formimit profesional, duke u orientuar drejt përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë dhe përshtatjes me nevojat e shoqërisë.
Objektivat kryesore të Fakultetit janë:
- Të sigurojë cilësi të lartë në mësimdhënie dhe formim profesional, në përputhje me standardet e arsimit të lartë dhe kërkesat e tregut të punës.
- Të zhvillojë dhe pasurojë programet e studimit, duke i përshtatur ato me zhvillimet bashkëkohore në fushat e edukimit, psikologjisë, punës sociale, edukimit fizik dhe arteve.
- Të nxisë kërkimin shkencor dhe inovacionin, duke rritur përfshirjen e stafit akademik dhe studentëve në projekte, botime dhe veprimtari kërkimore.
- Të forcojë lidhjen ndërmjet teorisë dhe praktikës, përmes bashkëpunimit me institucionet arsimore, sociale, kulturore dhe organizata të tjera relevante.
- Të zhvillojë kompetencat profesionale dhe praktike të studentëve, duke krijuar mundësi për praktika profesionale, përvojë në terren dhe ndërveprim me profesionistë të fushave përkatëse.
- Të promovojë gjithëpërfshirjen dhe mundësitë e barabarta në arsim, duke krijuar një mjedis akademik të hapur dhe mbështetës për të gjithë studentët.
- Të rrisë ndërkombëtarizimin e Fakultetit, përmes bashkëpunimeve me universitete dhe institucione akademike partnere, mobiliteteve dhe projekteve ndërkombëtare.
POLITIKA E CILËSISË
Fakulteti i Shkencave të Edukimit synon të ruajë dhe të zhvillojë më tej rolin e tij në sigurimin e cilësisë në arsim, duke ofruar një formim akademik dhe profesional të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe në përputhje me nevojat e shoqërisë dhe prioritetet e zhvillimit. Nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të proceseve të mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe formimit profesional, Fakulteti angazhohet në rritjen e cilësisë së arsimit dhe në krijimin e mundësive të barabarta për formimin dhe zhvillimin e studentëve.
ORGANIZIMI I FAKULTETIT
Dekani - Prof. As. Dr. Rrok Smajlaj
✉ rrok.smajlaj@unishk.edu.al
Zv. Dekane - Prof. As. Dr. Nevila Bushati
✉ nevila.bushati@unishk.edu.al
Sekretare e Dekanit - Rudina (Bushati) Meraja
✉ rudina.meraja@unishk.edu.al
Sekretaret mësimore - Vjola Saiti
✉ vjola.dizdari@unishk.edu.al
Sekretaret mësimore - Paola Mesi
✉ paola.mesi@unishk.edu.al
Sekretaret mësimore- Xhovana Zeka
✉ xhovana.zeka@unishk.edu.al
IT - Andi Cungeli
✉ andi.cungeli@unishk.edu.al
Aktivitete