• Ankesa

Studentët e vitit të 3 Bachelor të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Departamenti i Arteve, përfunduan me sukses mbrojtjen e diplomave!

Studentët prezantuan krijimet e tyre në mediume të ndryshme të artit pamor – nga piktura dhe grafika , te instalacioni , video arti dhe fotografia . Punimet pasqyruan një shumëllojshmëri teknikash dhe perspektivash artistike.

Diplomat u udhëhoqën me përkushtim nga pedagogët Sidi Kanani, Senad Xhexhovi dhe Eros Dibra, të cilët i kanë qëndruar pranë studentëve në çdo hap të procesit krijues.

Ky moment shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin profesional të këtyre artistëve të rinj, të cilët tashmë janë gati të përballen me sfidat e tregut artistik dhe të japin kontributin e tyre në zhvillimin e mëtejshëm të skenës kulturore kombëtare dhe ndërkombëtare .

Rektori Gjuraj, ishte i pranishëm në prezantimin e diplomave të disa studentëve, ku shprehu vlerësimin e tij për punën, përkushtimin dhe kreativitetin e treguar. Ai i inkurajoi të rinjtë të vazhdojnë me pasion rrugën e tyre artistike, duke kontribuar me zërin dhe vizionin e tyre në pasurimin e jetës kulturore në vend dhe më gjerë.