Sot, Klubi Studentor Observe, në bashkëpunim me Departamentin e Psikologji–Punë Sociale, organizoi me sukses një trajnim praktik për teknika studimi efektiv, i udhëhequr nga studenti Admir Dahati, i trajnuar në fushën e Analizës së Sjelljes së Aplikuar, në perspektivën e një studenti për studentët.
Çfarë mësuam?
Si të shmangim shpërqendrimet
Si të ndihemi më mirë gjatë studimit
Si të planifikojmë dhe menaxhojmë kohën në mënyrë të qëndrueshme
Si të përvetësojmë dhe rikujtojmë informacionin në mënyrë afatgjatë
Ishte një seancë plot energji, reflektim dhe këshilla konkrete për ta kthyer të nxënit në një proces më të lehtë, të qëllimshëm dhe të kënaqshëm.
Faleminderit të gjithë studentëve që u bënë pjesë e këtij aktiviteti – nga studentët, për studentët!
Shihemi në workshop-in tjetër!