• Ankesa

Mendja jote, Skena jonë” – Leksion i hapur në Psikologji Sociale

Në kuadër të lëndës Psikologji Sociale, Departamenti i Psikologjisë dhe Punës Sociale në Universitetin “Luigj Gurakuqi” organizoi një leksion të hapur me temë “Mendja jote, Skena jonë”, ku studentët e vitit të parë të programit Bachelor në Psikologji u bënë protagonistë të një aktiviteti akademik dhe interaktiv.

Tematika si marrëdhëniet ndërpersonale, sjelljet prosociale dhe sjelljet antisociale u trajtuan përmes prezantimeve, eksperimenteve dhe demonstrimeve, duke krijuar një atmosferë dinamike që bashkoi teorinë me praktikën.

Aktiviteti u drejtua nga Dr. Elona Hasmujaj, titullare e lëndës dhe drejtuese e Departamentit, në bashkëpunim me Donalda Bashota, pedagoge e seminareve, e cila udhëhoqi organizimin dhe angazhimin e studentëve me përkushtim dhe energji pozitive.

I ftuar special ishte Prof. Dashamir Berxulli nga Universiteti i Prishtinës, i cili solli një perspektivë të pasur dhe frymëzuese mbi ndikimin e psikologjisë sociale në jetën tonë të përditshme dhe ndërveprimet njerëzore.

Ky leksion i hapur ishte një shembull i shkëlqyer i mësimdhënies aktive, që synon të nxisë mendimin kritik, bashkëpunimin dhe kreativitetin tek studentët tanë!