• Ankesa

Ekspozita “Art në Terr” hap dyert në Shkodër!

Në ambientet e Muzeut të Dëshmisë dhe Kujtesës, u çel ekspozita “Art në Terr”, një prezantim i veçantë artistik me punimet e studentëve të Departamentit të Arteve në Universitetin “Luigj Gurakuqi”.

Kjo ekspozitë është fryt i një workshop-i intensiv dyjavor, ku studentët, të zhytur në atmosferën e kujtesës historike, u angazhuan në një proces kërkimi artistik mes objekteve dhe artefakteve të muzeut.

Çdo vepër e prezantuar mbart një rrëfim personal, një dialog mes së shkuarës dhe së tashmes, i shprehur përmes formave të ndryshme të artit pamor – nga instalacionet tek vizatimet, pikturat e përpunimet konceptuale.

“Art në Terr” nuk është thjesht një ekspozitë, por një ftesë për reflektim mbi kujtesën kolektive dhe fuqinë e artit për të shëruar, rikujtuar dhe sfiduar.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët për disa ditë në vijim!