• Ankesa

Vizitë studimore në Kosovë nga studentët e “Media dhe Komunikim”

Në kuadër të lëndës “Identitet dhe Multikulturalizëm”, studentët e këtij programi, nën shoqërimin e letores prof. Elindë Dibra, zhvilluan një vizitë frymëzuese në Kosovë .

Gjatë ndalesës në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ata u mirëpritën nga kryeredaktori Besard Galica dhe gazetarët Lindita Azizi, Edona Podgorica, Ekrem Kryeziu, të cilët ndanë me ta pasionin dhe sfidat e profesionit të gazetarit.

Një moment i veçantë ishte bashkëbisedimi me gazetarin dhe moderatorin e njohur Florent Zeqaj, themelues i “Telegrami Sot”, i cili i frymëzoi studentët me përvojat dhe këshillat e tij të çmuara në fushën e medias.

Në vizitën në kompaninë Santefarm, studentët panë nga afër si funksionon një biznes i suksesshëm dhe mësuan për rëndësinë e komunikimit strategjik në ndërtimin e imazhit të tij. Mikpritja e ngrohtë nga z. Milaim Abdullahu, pronari i kompanisë, e pasuroi edhe më tej këtë eksperiencë.

Suprizë e këndshme ishte edhe mikpritja nga z. Safet Martinaj, pronari i rrjetit të njohur “Qerimaj”.

Kjo vizitë u shndërrua në një urë të fortë mes dijes teorike dhe praktikës reale, duke thelluar bashkëpunimin ndërmjet universitetit dhe sektorit të biznesit, si dhe duke i njohur studentët me realitetin multikulturor të Kosovës.