• Ankesa

Art House

Gjatë muajit të ekspozitës Homeward, UNISHK ka kënaqësinë të vijojë bashkëpunimin me Art House, duke u bërë pjesë e një programi të pasur me ngjarje, biseda dhe masterklasa.

Biseda e parë, pjesë e programit publik, “Fotograma të përkatësisë”, e mbajtur nga Tea Paci në Art House, lidhej me konceptin e shtëpisë si vend nostalgjik, pikë referimi dhe hapësirë që reflekton lidhjet tona emocionale me jetën dhe komunitetin.

Ky bashkëpunim është një mundësi e vyer për studentët dhe pedagogët e arteve të UNISHK që të njihen më nga afër me artistët pjesëmarrës, proceset kuratoriale dhe praktikat e ndryshme të artit që shpalosen në pesë hapësira të dedikuara në Shkodër.

Sonte në aktivitet ishin të pranishëm studentë të arteve, si dhe studentë të Fakultetit Ekonomik, Fakultetit të Drejtësisë dhe të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të UNISHK.

Faleminderim i veçantë për studentët dhe pedagogët tanë që janë pjesë e këtij udhëtimi, duke kontribuar në ndërtimin e një dialogu të pasur artistik!