Në ambientet e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka nisur zbatimi i projektit kërkimor:
“Standardizimi dhe akreditimi i mjeteve të vlerësimit psikologjik në Shqipëri: Sfidat, boshllëqet dhe perspektivat për praktikën e bazuar në evidenca”, një nismë me rëndësi të madhe për përmirësimin e shërbimeve psikologjike në vendin tonë.
Projekti vjen si financim nga programi PKKZH i AKKSHI-së, dhe drejtohet nga Prof. As. Dr. Visar Dizdari, në bashkëpunim me një ekip të përkushtuar pedagogësh nga Departamenti i Psikologjisë dhe Punës Sociale – USH si dhe kolegë nga Universiteti Europian i Tiranës.
Qëllimi i projektit është të analizojë përdorimin aktual të instrumenteve të vlerësimit psikologjik në Shqipëri, të identifikojë sfidat dhe boshllëqet në këtë fushë, dhe të propozojë zgjidhje konkrete për të rritur cilësinë dhe bazën shkencore të praktikës psikologjike.
Në takimin e sotëm me grupin e punës të USH-së, u diskutuan detajet për zbatimin sa më efikas të projektit, u përcaktuan hapat konkretë dhe aktivitetet në vazhdim.
Urime Prof. Visar Dizdarit dhe gjithë ekipit për këtë nismë me vlerë për zhvillimin e profesionit të psikologut në Shqipëri!