Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i USH-së është krijuar si njësi qendrore më vete në vitin 2001, me Vendimin MASH, dt. 31.01.2001, mbi bazën e Departamentit të Gjuhëve të Huaja dhe Departamentit të Gjermanistikës. Sot ai ka tre departamente, përkatësisht Departamentin e Anglistikës, Departamentin e Gjermanistikës dhe Departamentin e Romanistikës.