• Ankesa

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

HISTORIKU I FAKULTETIT

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i USH-së është krijuar si njësi qendrore më vete në vitin 2001, me Vendimin MASH, dt. 31.01.2001, mbi bazën e Departamentit të Gjuhëve të Huaja dhe Departamentit të Gjermanistikës. Sot ai ka tre departamente, përkatësisht Departamentin e Anglistikës, Departamentin e Gjermanistikës dhe Departamentin e Romanistikës duke shënuar një etapë të rëndësishme në zhvillimin e arsimit të lartë në fushën e gjuhëve të huaja në Shkodër. Fakulteti ofron programe studimi të ciklit të parë Bachelor dhe të ciklit të dytë Master, të mbështetura në kurrikula bashkëkohore, të orientuara drejt standardeve evropiane dhe nevojave të tregut të punës. Këto programe ndërthurin formimin teorik me zhvillimin e kompetencave praktike, duke u krijuar studentëve mundësi për të ndërtuar një profil profesional të përshtatshëm për kërkesat e një tregu pune gjithnjë e më të ndërkombëtarizuar. Një rëndësi e veçantë i kushtohet ndërkombëtarizimit të përvojës akademike, përmes mundësive për mobilitet, bursa dhe shkëmbime ndërkombëtare. Procesi i formimit mbështetet nga një staf akademik i kualifikuar, si dhe nga kontributi i profesorëve të ftuar vendas dhe të huaj, të cilët pasurojnë përvojën mësimore dhe shkëmbimin e praktikave akademike. Duke promovuar bashkëpunimin, gjithëpërfshirjen dhe shkëmbimin kulturor, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja synon të krijojë një mjedis akademik nxitës, të hapur dhe mbështetës për studentët, duke mirëpritur edhe të rinj nga trojet shqiptare dhe duke kontribuar në formimin e profesionistëve me kompetenca gjuhësore, ndërkulturore dhe profesionale, të aftë për të kontribuar në shoqëri dhe në mjedise të ndryshme të punës.

MISIONI

Misioni i Fakultetit është të ofrojë programe studimi bashkëkohore në fushën e gjuhëve dhe kulturave të huaja, duke synuar formimin e specialistëve të kualifikuar, të pajisur me njohuritë, kompetencat gjuhësore dhe aftësitë profesionale të nevojshme për t'iu përgjigjur sfidave të një shoqërie në zhvillim dhe kërkesave të tregut të punës.

Në funksion të këtij misioni, Fakulteti synon të zgjerojë mundësitë për formim akademik dhe punësim përmes përditësimit të vazhdueshëm të programeve të studimit, zbatimit të metodologjive inovative në procesin e mësimdhënies dhe të nxënit, zhvillimit të kërkimit shkencor ndërdisiplinor dhe forcimit të bashkëpunimit me aktorët e tregut të punës dhe institucionet ndërkombëtare.

OBJEKTIVAT

Objektivat e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” synojnë zhvillimin e një arsimi të lartë cilësor në fushën e gjuhëve dhe kulturave të huaja, përgatitjen e profesionistëve të kualifikuar dhe forcimin e lidhjes ndërmjet formimit akademik, kërkimit shkencor dhe nevojave të tregut të punës.

Objektivat kryesore të Fakultetit janë:

  • Garantimi i cilësisë në formimin akademik, përmes ofrimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të programeve të studimit në fushën e gjuhëve, letërsive dhe kulturave të huaja.
  • Përgatitja e specialistëve të kualifikuar, duke zhvilluar kompetencat gjuhësore, komunikuese, pedagogjike dhe ndërkulturore të studentëve, në përputhje me kërkesat e tregut të punës.
  • Përditësimi i kurrikulave dhe metodave të mësimdhënies, në përputhje me zhvillimet bashkëkohore në arsimin e lartë, standardet evropiane dhe risitë në fushën e mësimdhënies së gjuhëve të huaja.
  • Nxitja e kërkimit shkencor, përmes studimeve në fushën e gjuhësisë, letërsisë, përkthimit, metodologjisë së mësimdhënies dhe komunikimit ndërkulturor.
  • Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar, duke zgjeruar partneritetet me universitete dhe institucione të huaja, si dhe duke nxitur pjesëmarrjen e studentëve dhe stafit akademik në programe mobiliteti dhe shkëmbimi.

POLITIKA E CILËSISË

Të ruajë standardet e cilësisë dhe të zhvillojë më tej rolin e Fakultetit në ofrimin e arsimit të lartë cilësor, në funksion të përgatitjes së specialistëve dhe përkthyesve të kualifikuar në fushën e gjuhëve të huaja, në përputhje me zhvillimet bashkëkohore dhe kërkesat e tregut të punës.

ORGANIZIMI I FAKULTETIT

Dekan: Prof.asoc.dr. Edlira Bushati

✉ edlira.bushati@unishk.edu.al


zv/Dekan: Prof.asoc.dr. Alva Dani (Halluni)

✉ alva.dani@unishk.edu.al


Sekretare Dekanit: Fatjona Troshani

✉ fatjona.trashani@unishk.edu.al


Sekretaret mësimore: Arjeta Quku
✉ arjeta.quku@unishk.edu.al


IT: Gentian Gjyli
✉ gentian.gjyli@unishk.edu.al

 

Aktivitete