• Ankesa

Universiteti i Shkodrës në Panairin “Work & Study”

Shkodra – qyteti i dijes, traditës dhe mundësive akademike!

Universiteti ynë – derë e hapur për të ardhmen tuaj!

Në Panairin “Work & Study”, Rektori Tonin Gjuraj, së bashku me pedagogë nga 6 fakultete të UNISHK, u takuan me maturantët për të prezantuar ofertën akademike dhe jetën studentore që ofron Shkodra. Rektori theksoi se Shkodra duhet të kthehet në një qytet universitar.

UNISHK është Universiteti i vetëm publik i Veriut të Shqipërisë që ofron:

Programe studimi të përditësuara për tregun e punës

Konvikt dhe mensë të re – kushte optimale për një përvojë studentore të plotë

Një komunitet i gjallë dhe plot mundësi

Studentët e rinj nga Ulqini në Prizren, nga Tuzi, Dibra e Kukësi, nga Mirdita, Fushë-Arrëzi e Puka – Shkodra është gati t’i mirëpresë!

“Në 2-3 vite do t’i ndryshojmë faqen këtij institucioni, së bashku me ekipin e ri drejtues, stafin akademik dhe ju – studentët e ardhshëm!” – shprehu bindjen Rektori Tonin Gjuraj.