Lezha – ndalesa e radhës në rrugëtimin drejt dijes dhe mundësive akademike!
Universiteti ynë – dera juaj e hapur drejt një të ardhmeje të sigurt!
Sot, Panairi “Work & Study” vijoi në qytetin e Lezhës, ku Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” prezantoi programet dhe ofertat akademike për maturantët lezhjanë. Rektori Tonin Gjuraj, së bashku me pedagogë nga 6 fakultetet e UNISHK, u takua me të rinjtë për të diskutuar mbi mundësitë që ofron Shkodra si një qytet universitar.
UNISHK – i vetmi universitet publik në Veri të Shqipërisë, ofron:
Programe studimi të përditësuara sipas kërkesave të tregut të punës
Konvikt dhe mensë të re – kushte optimale për një përvojë studentore cilësore
Një komunitet studentor i gjallë, me mundësi të shumta akademike dhe sociale
Studentë nga Lezha, Mirdita, Rrësheni, Rubiku e më gjerë – Shkodra ju mirëpret!