• Ankesa

Kulturë dhe Jo vetëm

Klubi studentor ngritur pranë Departamentit Romanistikë, “Kulturë dhe Jo vetëm” iu bashkua veprimtarive në kuadër të Pranverës së Frankofonisë . Studentët e programit të studimit “Gjuhë frënge” sollën punime letrare dhe artistike në mbështetje të nismës “Më thuaj 10 fjalë mbi planetin” , duke gërshetuar aftësitë ndërdisiplinare të fituara në universitet me dëshirën për të kontribuar në çështje me impakt të gjerë shoqëror.

Në një mjedis tejet miqësor të shoqatës “Eko Mendje” , Z. Mirsad Basha, pasi përgëzoi studentët për krijimet e paraqitura, solli përvojën disa vjeçare të aktivistëve për ruajtjen dhe pastrimin e mjedisit , mbjelljen e pemëve , iniciativave ekologjike etj., si dhe i ftoi ata që të merren me vullnetarizëm , si një vlerë e shtuar në rrugëtimin studentor .

Takimi vijoi me diskutime rreth punës me fëmijët dhe të rinjtë për çështjet mjedisore , si dhe ide bashkëpunimi, me qëllim ruajtjen dhe promovimin e rajonit tonë të mrekullueshëm