- Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi"
- Universiteti
- Fakultetet
- Fakulteti i Drejtësisë
Fakulteti i Drejtësisë
HISTORIKU I FAKULTETIT
Studimet e larta në fushën e Drejtësisë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kanë nisur në vitin 1992, ndërsa Fakulteti i Drejtësisë është themeluar në vitin 1996. Hapja e degës së Drejtësisë dhe Administrim-Biznesit u miratua me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 349, datë 10.08.1992, “Për hapjen e degës së Drejtësisë dhe Administrim-Biznesit në Universitetin ‘Luigj Gurakuqi’ në Shkodër”. Fillimisht, studimet në Drejtësi organizoheshin në një program katërvjeçar, i cili, në kuadër të reformimit të sistemit të arsimit të lartë dhe në bazë të legjislacionit përkatës të vitit 2007, u përshtat në programin trevjeçar të ciklit të parë, Bachelor në Juridik. Një zhvillim i rëndësishëm në ofertën akademike të fakultetit shënohet në vitin 2020, me hapjen e Programit të Integruar të Ciklit të Dytë të Studimeve, Master i Shkencave në Drejtësi, me kohëzgjatje pesëvjeçare dhe 300 kredite ECTS, miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 191, datë 03.07.2020. Në vitin 2021, pranë këtij fakulteti u themelua Klinika e Ligjit, e cila ushtron funksionet e saj në shërbim të komunitetit.
MISIONI
Fakulteti i Drejtësisë ka si mision t’u ofrojë studentëve njohuri të përgjithshme dhe specifike profesionale dhe shkencore në përshtatje me tregun e punës në fushën e të drejtës për administratën publike dhe profesionet e lira. Ndër objektivat formuese është mundësia e aftësimit të studentëve për të analizuar dhe kombinuar normat juridike, përveç aftësimit në argumentimin e përshtatshëm për zgjidhjen e çështjeve juridike të përgjithshme dhe të veçanta të nevojshme për specialitetin përkatës në tregun e punës. Fakulteti i Drejtësisë synon ofrimin e njohurive të përgjithshme dhe specifike, shkencore dhe profesionale në fushën e së drejtës, duke përgatitur për ndjekjen e Shkollës së Magjistraturës dhe shkollimit në profesionet e lira, por edhe në ushtrimin e profesionit si punonjës të administratës publike dhe asaj gjyqësore, nënpunës gjyqësorë civilë. Krahas, kësaj, ky fakultet ka për qëllim, rritjen e cilësisë së arsimimit të studentëve, përmes përmirësimit të metodave të mësimdhënies dhe kualifikimit të vazhdueshëm të stafit akademik. Duke ofruar një kurrikulum të larmishëm, programet e studimit ofrojnë mundësinë studentëve për të marrë njohuritë bashkëkohore dhe zhvilluar aftësimin praktik në fushën e së drejtës, gjë që mundëson edhe lëvizjen e tyre për studime jashtë vendit dhe ekuivalentimin e diplomave të tyre.
OBJEKTIVAT
Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” synon:
- Garantimin e cilësisë akademike në formimin juridik, në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të arsimit të lartë.
- Përgatitjen e profesionistëve të kualifikuar të së drejtës, me njohuri teorike dhe aftësi praktike për t'iu përgjigjur nevojave të sistemit juridik dhe shoqërisë.
- Zhvillimin e kërkimit shkencor juridik, duke nxitur analizën kritike, studimin e legjislacionit dhe kontributin në zhvillimin e doktrinës juridike.
- Përmirësimin e vazhdueshëm të programeve të studimit, në përputhje me zhvillimet e legjislacionit, praktikës gjyqësore dhe standardeve evropiane.
- Forcimin e bashkëpunimit me institucionet e drejtësisë, administratën publike, profesionet e lira dhe organizatat e shoqërisë civile, për të lidhur formimin teorik me praktikën profesionale.
- Promovimin e shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut, duke kultivuar respektimin e ligjshmërisë, barazisë para ligjit dhe parimeve demokratike.
POLITIKA E CILËSISË
Fakulteti i Drejtësisë synon të konsolidojë dhe të zhvillojë më tej rolin e fakultetit në garantimin e cilësisë së arsimit juridik, duke ofruar mundësi formimi profesional për të gjitha shtresat e shoqërisë, në përputhje me nevojat dhe prioritetet e zhvillimit të sistemit juridik në vend.
ORGANIZIMI I FAKULTETIT
Dekane - Prof. As. Phd. Paulina Guli Hoti
✉ paulina.hoti@unishk.edu.al
Zv. Dekan -
Sekretare e Dekanit - Medina Zeqja
✉ medina.zeqja@unishk.edu.al
Sekretaret Mësimore - Malvina Hallunaj
✉ malvina.hallunaj@unishk.edu.al
IT - Elton Shpuza
✉ elton.shpuza@unishk.edu.al
Fakulteti i Drejtësisë i USH-së është themeluar në vitin 1992. Programi i studimit 4-vjeçar në Drejtësi (mbi bazën e të cilit, sipas Ligjit për Arsimin e Lartë në RSH të vitit 2007, u kalua në programin e studimit 3-vjeçar Bachelor në Juridik) është hapur me VKM nr. 349, datë 10.08.1992 “Për hapjen e degës së Drejtësisë dhe Administrim-Biznesit në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër”.
MISIONI
Fakulteti i Drejtësisë ka si mision t’u ofrojë studentëve njohuri të përgjithshme dhe specifike profesionale dhe shkencore në përshtatje me tregun e punës në fushën e të drejtës për administratën publike dhe profesionet e lira. Ndër objektivat formuese është mundësia e aftësimit të studentëve për të analizuar dhe kombinuar normat juridike, përveç aftësimit në argumentimin e përshtatshëm për zgjidhjen e çështjeve juridike të përgjithshme dhe të veçanta të nevojshme për specialitetin përkatës në tregun e punës.
POLITIKA E CILËSISË
Të mbajë dhe zhvillojë më tej rolet dhe funksionin e fakultetit si sigurues i cilësisë në arsimimin e të gjitha shtresave në funksion të prioriteteve të zhvillimit juridik të vendit.
Organika
Aktivitete