Vijojnë takimet me departamentet e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Vijojnë takimet me departamentet e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku po diskutohet hapur dhe me transparencë për çështje të ndryshme akademike.

Sot rektori i Universitetit të Shkodrës u takua me pedagogët e Departamentit të Arteve, si dhe me pedagogët e Fakultetit të Drejtësisë.

Në këto takime u diskutua për rishikimin e silabuseve, politikat e burimeve njerëzore, praktikat e mira të departameteve për takimet e hapura me studentët një herë në muaj, si dhe pasurimin e literaturës në bashkëpunim me Bibliotekën Shkencore të USH-së.