Dje, më 7 mars 2024, në godinën e Fakultetit të Shkencave Shkoqërore u përurua Shtypshkronja e Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Kjo shtypshkronjë e rinovuar plotësisht me pajisje të teknologjisë bashkëkohore do të jetë në shërbim të studentëve dhe pedagogëve, por edhe më gjerë.
Në inaugurimin e shtypshkronjës morën pjesë rektorja Prof. Dr. Rajmonda Këçira, dekanë, pedagogë dhe studentë të universitetit tonë.
(Fotot tregojnë si ishte dhe si është sot Shtypshkronja e Universitetit “Luigj Gurakuqi”)