Më 4 prill 2024, Inspektori i Lartë i Drejtësisë u prit nga rektorja e Universitetit të Shkodrës Prof. Dr. Rajmonda Këçira. Në fund të këtij takimi u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes Fakultetit të Drejtësisë dhe ILD-së. Ky takim u zhvillua në kuadër të bashkëpunimeve të shumta që universiteti ynë ka me institucionet e rëndësishme të vendit.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, z. Artur Metani zhvilloi një leksion të hapur, ku u vu theksi te ndërgjegjësimi dhe mbështetja profesionale e brezit të ri të profesionistëve të drejtësisë si një kontribut konkret për demokratizimin e shoqërisë dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës.
Ky leksion i hapur u prit me shumë interes nga studentët dhe pedagogët.