Më 12 prill 2024, në Auditorin A1 u zhvillua një takim në kuadër të projektit “Gjyqësori në Fokus” që është një projekt i propozuar nga konsorciumi i përbërë nga Instituti për Studime Publike e Ligjore (ISPL), OSFA-Fondacioni Soros dhe Qendra për Fuqizim Ligjor (CLE) dhe i financuar në kuadër të programit “Civil Society Facility and Media Programme 2021” të Bashkimit Europian.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, zoti Silvio Gonzato.
Rektorja, Prof. Dr. Rajmonda Këçira mbajti fjalën përshëndetëse duke i uruar punë të mbarë projektit “Gjyqësori në Fokus” dhe shprehur gatishmërinë e saj për bashkëpunime të tilla që e pasurojnë jetën studentore dhe njëkohësisht janë një kontribut i shtuar për funksionimin e mirë të gjyqësorit shqiptar.
Pjesëmarrësve në trainimet e realizuara në kuader të këtij projekti iu shpërndanë certifikata.