Promovimi i dy veprave “Odeon” me autor Prof. Dr. Alfred Çapaliku, si dhe “Kolë Thaçi - shtetasi poet”

Sot, më 31 maj 2024, në Bibliotekën e Universitetit u bë promovimi i dy veprave: “Odeon” me autor Prof. Dr. Alfred Çapaliku, si dhe “Kolë Thaçi - shtetasi poet” vepër e realizuar nga bashkëpunimi i Fakultetit të Shkencave Shoqërore, Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Drejtësisë me bashkautorësi të Alfred Çapalikut, Ermira Alija, Blerta Dragusha, Elidiana Bashi, Florian Bjanku, Isida Hoxha dhe Yllka Rupa.

Në këtë takim ishin të pranishme rektorja Prof. Dr. Rajmonda Këçira dhe zëvendësrektorja Prof. As. Dr. Paulina Hoti Guli.

Ky ishte një aktivitet i organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike, e cila mbështet dhe promovon botimet e shumta të pedagogëve tanë.

Promovimi i këtyre dy veprave që janë një vlerë e shtuar për universitetin tonë, u ndoq me shumë interes nga të pranishmit.