- Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi"
- Universiteti
- Fakultetet
- Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
HISTORIKU I FAKULTETIT
Fakulteti i Shkencave të Natyrës (FSHN), si njësi kryesore e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, e nisi veprimtarinë e tij mësimore dhe shkencore me themelimin e Institutit të Lartë Pedagogjik, më 2 shtator 1957.
Që prej krijimit të tij, FSHN ka zhvilluar dhe zgjeruar veprimtarinë akademike e kërkimore, duke kontribuar në formimin e specialistëve dhe studiuesve në fushat e shkencave të natyrës, informatikës, shkencave mjedisore dhe shkencave mjekësore teknike.
Gjatë zhvillimit të tij institucional, fakulteti ka pasuruar strukturën akademike dhe ofertën e programeve të studimit, duke iu përshtatur nevojave të zhvillimit shkencor, arsimor dhe të tregut të punës.
MISIONI
Misioni i Fakultetit të Shkencave të Natyrës (FSHN) është në përputhje me misionin e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe synon krijimin, zhvillimin, mbrojtjen dhe transmetimin e dijes përmes mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
FSHN synon formimin e specialistëve të nivelit të lartë dhe përgatitjen e studiuesve të rinj në fushat e biokimisë, matematikës, fizikës, informatikës, shkencave mjedisore dhe shkencave mjekësore teknike, përfshirë infermierinë, obstetrikën dhe fizioterapinë.
Në përmbushje të misionit të tij, FSHN angazhohet në ofrimin e një mësimdhënieje cilësore, krijimin e kushteve të përshtatshme për studim dhe kërkim shkencor, si dhe përgatitjen e specialistëve të aftë në të gjitha disiplinat që mbulon fakulteti.
OBJEKTIVAT
Fakulteti i Shkencave të Natyrës synon të zhvillojë një mjedis akademik cilësor, të nxisë kërkimin dhe inovacionin, të përmirësojë përvojën studentore dhe të forcojë bashkëpunimin me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Veprimtaria e Fakultetit të Shkencave të Natyrës orientohet drejt këtyre objektivave:
- Përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies, me qëllim formimin e specialistëve të aftë dhe të përgatitur.
- Rritja e cilësisë së kërkimit shkencor dhe nxitja e veprimtarisë kërkimore.
- Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve të ofruara për studentët.
- Monitorimi dhe përmirësimi i cilësisë së programeve të studimit.
- Përmirësimi i aksesit dhe përfshirjes së studentëve me nevoja të veçanta.
- Ndërkombëtarizimi i programeve të studimit dhe forcimi i bashkëpunimit akademik ndërkombëtar.
- Rritja e bashkëpunimit me komunitetin dhe forcimi i marrëdhënieve me institucionet dhe aktorët e tjerë të shoqërisë.
POLITIKA E CILËSISË
FSHN angazhohet për sigurimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve studentore. Fakulteti synon të ofrojë programe studimi bashkëkohore, një mjedis akademik gjithëpërfshirës dhe mundësi për zhvillim profesional e kërkimor.
ORGANIZIMI I FAKULTETIT
Dekani
Prof. As. Dr. Rrok Smajlaj
✉ rrok.smajlaj@unishk.edu.al
Zv. Dekane
Prof. As. Dr. Nevila Bushati
✉ nevila.bushati@unishk.edu.al
Sekretare e Dekanit
Rudina (Bushati) Meraja
✉ rudina.meraja@unishk.edu.al
Sekretaret mësimore
Vjola Saiti
✉ vjola.dizdari@unishk.edu.al
Paola Mesi
✉ paola.mesi@unishk.edu.al
Xhovana Zeka
✉ xhovana.zeka@unishk.edu.al
IT i Fakultetit
Andi Cungeli
✉ andi.cungeli@unishk.edu.al
Aktivitete