Sot, më 14 maj 2024, nga Departamenti i Lëndëve Kimike dhe Paraklinike, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, u zhvillua leksioni i hapur me temë “Forca e dashurisë në fushën e shëndetësisë: nga komunikimi i diagnozës deri te kurat paliative” nga mjekja e specializuar në psikiatri, Paola Argentino, profesoreshë e Universitetit “Sakro Cuore”, Fakulteti i Mjekësisë dhe Kirurgjisë, Romë , Itali.
Rektorja e Universitetit të Shkodrës, Prof. Dr. Rajmonda Këçira mbajti fjalën përshëndetëse ku theksoi rëndësinë e këtyre leksioneve të hapura përmes të cilave bëhet shkëmbimi i eksperiencave në fushën e mjekësisë, të cilat janë frymëzuese, si dhe një shembull për t’u ndjekur për studentët tanë.
Takimi u ndoq me shumë interes nga studentët dhe pedagogët e pranishëm.