Universiteti i Shkodrës dhe Organizata Alternativa Studentore vlerësohen për kontributin e tyre në mbështetjen e shëndetit mendor dhe kujdesin për shtresat vulnerabël

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, drejtuesi i Departamentit të Infermierisë, Emiljano Pjetri, dhe Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, Jetmir Lumaj, ishin të pranishëm te Shtëpitë e Mbështetura Psikiatrike në qytetin e Shkodrës.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Shkodër vlerësoi me certifikata mirënjohjeje Organizatën Alternativa Studentore dhe vullnetarët e saj, të cilët janë studentë të Universitetit të Shkodrës, me motivacionin: “Për kontribut të vazhdueshëm të dhënë pranë Shtëpive të Mbështetura Psikiatrike në qytetin e Shkodrës”.

Gjithashtu, presidentit i organizatës Alternativa Studentore, z. Durim Komi, i dha titullin “Ambasador i Dijes”, drejtuesit të Departamentit të Infermierisë, Emiljano Pjetri.

Organizata Alternativa Studentore, e përbërë nga studentë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, jep kontribut të qenësishëm në zhvillimin social dhe ekonomik të qytetit, si dhe në përkujdesjen sociale dhe shëndetësore për shtresat vulnerabël.