Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Fakulteti Ekonomik ishin stacionet e radhës për rektorin e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në vijim të takimeve të hapura me drejtuesit dhe stafin.
Në këto takime u diskutua për çështje që kanë të bëjnë me përgatitjet për nisjen e vitit të ri akademik 2024 - 2025, si dhe çështje të tjera akademike, si: burimet njerëzore, përditësimi i silabuseve dhe literaturës bazë e të rekomanduar, rishikimi i programeve të studimit në të dyja ciklet, ngarkesat mësimore, angazhimi në projekte, puna me studentët, avancimi dhe kualifikimi akademik i personelit të brendshëm, përmirësime të mundshme infrastrukturore e logjistike, etj..