PROJEKTI FOST INNO
Prezantimi i projektit Fost Inno - LP FTHM
Dizajni i projektit mbështet rritjen e kapacitetit të inovacionit në turizmin e qëndrueshëm përmes kornizës strategjike, krijimin e strukturës së network dhe rritjen e transferimit të njohurive midis biznesit, përdoruesve, akademisë dhe palëve të interesuara institucionale.
WP T1 - Nxitja e inovacioneve në turizmin e qëndrueshëm - PP2 SASS
Paketa e Punës - Nxitja e inovacioneve në turizmin e qëndrueshëm fillon në Janar 2018 dhe përfundon në Tetor 2018. Qëllimi i kësaj WP është të krijojë një bazë shkencore për rritjen e turizmit të qëndrueshëm dhe të krijojë një rrjet të organizuar të palëve të interesuara që do të koordinojnë dhe do japin mbështetje afatgjatë për përpjekjet e zhvillimit të inovacionit në zonën Adriatiko-Joniane. Objektivi kryesor (rezultati) është Strategjia për nxitjen e inovacioneve në turizmin e qëndrueshëm dhe planet e veprimit për zbatimin e strategjisë për zonën Adriatiko-Joniane. Brenda kësaj pakete pune, çdo partner do të organizojë të paktën me 2 seminare që do të përfshijnë seanca me palët e interesuara nga fusha e turizmit, autoritete publike lokale, rajonale dhe kombëtare, institucione të arsimit të lartë, OJQ, ndërmarrje, përfshirë Sipermarjet e vogla dhe mesatare.
WP T2 - Rrjeti ndërkombëtar i inovacionit për turizëm të qëndrueshëm - LP FTHM
Paketa e Punës: Rrjeti ndërkombëtar i inovacionit për turizëm të qëndrueshëm i cili fillon në Janar 2018 dhe përfundon në Dhjetor 2019. Qëllimi i këtij WP është krijimi i një rrjeti rajonal të inovacionit në rajonin Adriatiko-Jonian për turizmin e qëndrueshëm. Ai do të përqendrohet në shkëmbimin e njohurive dhe promovimin e inovacioneve si shtytës të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit. Objektivi kryesor (rezultati) është formimi i Qendrës së Inovacionit të Turizmit Adriatiko-Jonian, i cili do të promovojë inovacionet.
WP T3 - Implementimi i zgjidhjeve inovative të turizmit në rajonin Adriatiko-Jonian - PP3 RRA
Paketa e Punës - Implementimi i zgjidhjeve inovative të turizmit në rajonin Adriatiko-Jonian, i cili fillon në Janar 2019 dhe përfundon në Dhjetor 2019. Qëllimi i këtij WP është një aplikim i njohurive të mbledhura në lidhje me risitë në turizmin e qëndrueshëm në WP-të e mëparshme. Njohuritë e marra do të përdoren për përzgjedhjen dhe zhvillimin e inovacioneve me potencial tregtar duke pasur parasysh që inovacioni duhet të bëjë adoptimin e praktikave të reja në të gjithë rajonin Adriatik-Jonian. Objektivi kryesor (rezultati) është programi pilot i përbërë nga dy projekte të vogla pilote të destinuara për të testuar zbatimin më të mirë të zgjidhjeve inovative në kushte të jetës reale dhe për mbështetjen e inovatorëve në zhvillimin e inovacionit. Tri aktivitetet kryesore që përfshijnë edhe rezultatet janë: Përcaktimi i kritereve dhe përzgjedhja për pilotimin e inovacioneve në turizmin e qëndrueshëm për zonën Adriatiko-Joniane, programi pilot për testimin e risive më të mira në turizmin e qëndrueshëm dhe aktivitetet e qëndrueshmërisë.
Të nderuar stakeholdersa që kontribuoni në zhvillimin e turizmit në Shqipëri,
Kemi kënaqësinë dhe nderin të vazhdojmë të kërkojmë bashkëpunimin me ju për fazën kulmore të projektit FOST-INNO "Nxitja e sistemit të inovacionit të turizmit në Rajonin Adriatiko-Jonian" Interreg- Adrion 2014-2020, ku marrin pjesë gjashtë vende: Kroaci, Slloveni, Itali, Bosnje dhe Hercegovinë, Shqipëri dhe Mali i Zi. Ky projekt synon të kontribuojë në sigurimin e konkurrueshmërisë afatgjatë të turizmit të zonës Adriatiko-Joniane duke rritur kapacitetet e inovacionit në turizmin e qëndrueshëm.
Në kuadër të këtij projekti, po ju dërgohet bashkëngjitur në shqip dhe anglisht thirrja publike "Për ide zgjidhjeje inovative në turizmin e qëndrueshëm në rajonin Adriatiko-Jonian", ku kërkohet të aplikoni në këtë drejtim të gjithë ju, që mund të kontribuoni në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm nëpërmjet ideve për zgjidhje inovatore të qëndrueshme në turizëm dhe për të gjithë ju, që dëshironi të provoni këtë ide tuajën në tregun Adriatiko-Jonian: individët, organizatat jofitimprurëse dhe fitimprurëse, SME-të, autoritetet publike, organizata të turizmit etj.
Të gjithë aplikantët për dy idetë inovative më të mira për turizëm të qëndrueshëm, kanë mundësi të marrin mbështetje në procesin e zhvillimit të idesë, përmes trajnimeve dhe konsultimeve elektronike; si aplikues bëhet i njohur aktiviteti i tij si stakeholder; për dy idetë më të mira do të bëhet pilotimi nga ekspertë të jashtëm (në Slloveni), analiza e tregut për Rajonin Adriatiko-Jonian (në 6 vendet partnere FNO INNO: Italia, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Shqipëria, përhapja dhe publiciteti i aplikuesve të dy ideve fituese
Për t'iu mbështetur në këtë përpjekje do të mbahet trajnim mbi novacionet për turizëm të qëndrueshëm më 12 mars 2019 nga pika e kontaktit në Shqipëri të Qendrës së inovacionit të Turizmit Adriatiko-Jonian e ngritur në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Shkodrës, ku jeni të ftuar të merrni pjesë. Për orën dhe vendin e saktë, do të njoftoheni nëpërmjet e-mail-it. Gjithashtu do të jemi të gatshëm për çdo konsultim edhe on-line nëpërmjet e-mail-it: FOSTINNO@unishk.edu.al.
Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve të ideve tuaja për zgjidhje inovative për turizëm të qëndrueshëm është 31 mars, 2019 në adresën: FOSTINNO@unishk.edu.al
Jemi të gatshëm për çdo sqarim, informacion të mëtejshëm.
Kemi besim në shpirtin inovativ tuajin që kërkohet për zhvillimin e turizmit të suksesshëm sot dhe në të ardhmen në vendin tonë.
Formulari për aplikim online në linkun e mëposhtëm: docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfmFmFkHfyWPThyblR_CA6cpjtchroxzGAn0WaKx-ALgcCkpA/viewform Idea e propozuar në word shqip dhe anglisht
Prof.as.dr.Mirjam Dibra - Contact Point - Qendra e Inovacionit Adriatiko-Joniane
Prof.dr.Arjeta Troshani - koordinatore e Projektit FOST INN