• Ankesa

Prof. As. Dr. Simon LUFI

simon.lufi@unishk.edu.al  

Simon LUFI është pedagog në Departamentin e Historisë, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 1993.

 Ai ka kontribuar kryesisht në mësimdhënien universitare në fushën e historisë së Mesjetës, duke formuar breza studentësh në arsimin e lartë; në zhvillimin institucional të departamentit, përfshirë drejtimin e strukturave akademike dhe organizimin e punës mësimore-shkencore; në aktivitetin studimor, permes pjesëmarrjes në diskutime akademike, botime dhe veprimtari shkencore të lidhura me historinë dhe historiografinë shqiptare.

Interesat e tij kërkimore përfshijnë fushën e mesjetës dhe atë religjioze.

 Ka mbajtur postin e Drejtorit të Departamentit të Historisë për 8 vite, dhe ka qenë anëtar i Senatit Akademik për 16 vite.

Publikimet kryesore:  

-Historia e Mesjetës (shekujt V-X), botim i Shtëpisë Botuese “Rozafat”, me miratimin e Departamentit të Historisë pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Shkoder 2006.

-“Vatikani dhe Shqipëria. Përpjekjet për nënshkrimin e Konkordatit”, botuar në “Krishtërimi ndër shqiptarë”, Simpozium Ndërkombëtar Tiranë, 16-19 Nëntor 1999, Shkodër 2000, fq.317-330.

-“Situata misionare dhe religjioze e Shqipërisë në vitet 30 të shekullit XX”, botuar në “Albanologu i shquar austriak Norbert Jokli (1877-1942), Studime shqiptare 12, Shkodër 2003, Botim i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Fakulteti i Shkencave Shoqërore, fq. 332-337.

- “ Fenomeni universitar, lindja dhe evoluimi i tij”, botuar në Buletini Shkencor i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, seria e Shkencave Didaktike, nr. 53, 2003, fq. 227-235.