• Ankesa

Prof. dr. Rajmonda Këçira

rajmonda.kecira@unishk.edu.al

Rajmonda Këçira është pedagoge në Departamentin e Gjuhës Angleze, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 1996.

Ajo ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e Studimeve angleze dhe amerikane dhe është titullare në lëndët Përkthim dhe interpretim, Sintaksë e gjuhës angleze dhe Didaktikë e mësimdhënies së gjuhës angleze. Ka marrë pjesë në projekte shkencore, konferenca dhe publikime kombëtare e ndërkombëtare. Interesat e saj kërkimore përfshijnë huazimet nga gjuha angleze dhe didaktikën.

Ka mbajtur postin e drejtorit të Departamentit të Gjuhës angleze për pesë vite, të dekanit të Fakultetit të Gjuhëve të huaja për tetë vite, të zëvendës rektorit për kërkimin shkencor, projekte dhe ndërkombëtarizim për një vit dhe rektorit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”për një vit.

Publikimet kryesore:

  1. Pasqyrimi i huazimeve të fjalëve të gjuhës angleze në fjalorë të gjuhës shqipe (2012)
  2. Veçori metodologjike të përvetësimit të fjalorit në gjuhën e huaj (2010)
  3. Anglicisms in Albanian, a Direct and Mediated Language Contact (2009)