Meri Guli është pedagoge në Departamentin e Gjuhës Angleze, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 1993.
Ajo ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e gjuhësise dhe është titullare në lëndët: Hyrje në Gjuhësi, Semantikë Angleze, Didaktikë e Fonetikes, Gramatikës dhe Leksikologjisë së Gjuhës Angleze.
Ajo ka hartuar programet bazë për lëndët e degës së studimit të Anglistikës në fillimet e saj në vitin 1994. Ka mbajtur postin e drejtueses së Departamentit të Gjuhës Angleze nga 2008-2016.
Publikimet kryesore:
- A Dictionary of Anglo-American and Albanian Proverbs. A Comparative Presentation of Albanian Proverbs. LAMBERT Academic Publishing. Germany (2010).
- The Paremiological Values of the First Book in Albanian by Buzuku. University of Vermont, USA. (2008)