Dr. Dalila Karakaҫi është pedagoge në Departamentin e Gjuhës Angleze, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 2015. Ajo ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e letërsisë angleze dhe mesimdhënies së gjuhës angleze dhe është titullare në lëndët Letërsi Angleze, Histori e Kulturë Angleze, Didaktikë e Letërsisë, Edukim Ndërkulturor në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze dhe Fonetikë.
Ka marrë pjesë në projekte shkencore, konferenca dhe publikime kombëtare dhe ndërkombëtare. Interesat e saj kërkimore përfshijnë analizën kritike të teksteve letrare nga periudha të ndryshme historike dhe aplikimin e teorive bashkëkohore letrare. Në aspektin didaktik, ajo interesohet për metodologjitë inovative të mësimdhënies së letërsisë, zhvillimin e kompetencës interpretative dhe të mendimit kritik të nxënësit/studentit, si dhe për integrimin e qasjeve ndërkulturore në procesin mësimor.
Ka marrë pjesë në projekte ndërkombëtare, duke ushtruar rolin e drejtuesit të projektit si pjesë e READ program, dhe përfaqëson Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në COST Action ‘Literary multilingualism and social transformations in superdiverse societies’ (MultiLiLiTrans).
Publikimet kryesore:
- Many Streams: A Critical Review of Modernism's Divergent Modes of Consciousness (2025)
- Time and Modernism: A Critical Analysis of the Perception of Time in “Ulysses” and “The Sound and the Fury” (2025)
- British Travelers and British Travel Writing. An Overview of British Travelers Visiting Albania in the First Half of the 19th Century (2023)
Projekte të fituara:
- Communicative and Brain-Based Learning through Literature: Pre-Service Teacher Training (READ Program, kohorta e dytë, 2023)