• Ankesa

Dr. Arben BUSHGJOKAJ

arben.bushgjokaj@unishk.edu.al

Arben Bushgjokaj është pedagog në Departamentin e Gjuhës Angleze, pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Ai ka mbrojtur doktoratën në Universitetin “Karl Franzen” të Grazit, në Austri, në Studime Angleze dhe Amerikane. Ka qenë titullar i lëndëve si Hyrje në studime letrare, Letërsi amerikane, Histori e kulturë amerikane, Shkrim krijues dhe Praktikë e gjuhës angleze në programin e studimit “Bachelor në Gjuhë Angleze”, dhe i lëndës Teknologjitë të reja në mësimdhënien e gjuhës angleze, në ciklin e studimit “Master Profesional/Shkencor në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze”.    Ka një përvojë të pasur mbi 25-vjeçare në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në universitete të njohura ndërkombëtare. Ka botuar shumë artikuj në revista dhe buletine shkencore ndërkombëtare, si dhe ka referuar në mbi 30 konferenca ndërkombëtare. Ai ka një përvojë të gjatë dhe të pasur në fushën e trajnimeve për mësues, institucione apo organizata përmes seminareve, workshopeve dhe programeve për zhvillim në lidhje me aspektet didaktike, komunikimin publik, aftësitë në udhëheqje, aftësitë për jetën dhe tematika sociale të ndryshme. Fokusin dhe interesin kërkimor e shkencor e ka në fushën e letërsisë, historisë dhe kulturës amerikane, si dhe në fushën e mësimdhënies së gjuhëve të huaja, sidomos të gjuhës angleze.

Botimet kryesore:

Monografi:

  1. Bushgjokaj, Arben. The Book and the Poet: Biblical Themes and Imagery in Emily Dickinson’s Poetry. Camaj-Pipa: Shkodër, 2009, 410 fq. ISBN: 978- 99956-02-34-5.

Artikuj:

  1. “Conversations with Nature: God, nature and the Self in the Poems of Emily Dickinson” në International Journal of Arts and Commerce, United Kingdom. ISSN – 1929-7106, Manuscript ID: A-04334, 2015.
  2. “Emily Dickinson and the Challenge of Convention” in The Beauty of Convention: Essays in Literature and Culture eds. Marija Krivokapic- Knezevic, & Aleksandra Nikcevic-Batricevic.  CAMBRIDGE SCHOLARS PUBLISHING: New Castle, UK, 2014, faqe 123-136, ISBN (10): 1-4438-5469-7, ISBN (13): 978-1-4438-5469-6.