Dr. Albana Hadri është pedagoge në Departamentin e Gjuhës Angleze, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 2001. Ajo ka përfunduar studimet doktorale në Gjuhësi të Aplikuar dhe Studime Angleze dhe Amerikane në Universitetin e Graz-it, Austri, në vitin 2012. Ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e gjuhësisë së aplikuar dhe metodologjisë së mësimdhënies së gjuhës angleze dhe titullare në lëndë si Morfologji Angleze, Bazat e të shkruarit, Përzgjedhje dhe hartim i materialeve mësimore dhe Mësimdhënie e gjuhës angleze për qëllime specifike.
Ka marrë pjesë në projekte shkencore, konferenca dhe publikime kombëtare e ndërkombëtare. Interesat e saj kërkimore përfshijnë inovacionin digjital në arsim, edukimin për median dhe informacionin, zhvillimin e kurrikulave dhe trajnimin e mësuesve. Ka mbajtur postin e Drejtores së Departamentit të Gjuhës Angleze gjatë periudhës 2016–2024 dhe ka marrë pjesë në projekte institucionale dhe ndërkombëtare si CRED4TEACH dhe ka drejtuar iniciativa për integrimin e edukimit për median në mësimdhënien e gjuhës angleze.
Publikimet kryesore
- An Approach to Quality Assurance of Micro-credentials in HEI-s: University of Shkodra, Albania – Case Study, 2024.
- Challenges of Online Learning During the Covid-19 Pandemic: Students’ Attitude Towards Online Assessment (2022)
- When Languages Collide (2019)