• Ankesa

Prof. Asoc. Dr. Edlira BUSHATI

edlira.bushati@unishk.edu.al​​​​​​​

Prof.asoc.Dr. Edlira Bushati është Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin „Luigj Gurakuqi“ të Shkodrës që nga viti 2020, institucion ku kontribuon si lektore në Departamentin e Gjermanistikës që prej vitit 2001. Ajo ka përfunduar studimet e doktoratës në Universitetin "Karl-Franzens" në Graz, Austri. Fushat e saj të kërkimit shkencor përfshijnë gjuhësinë, shkencat e përkthimit dhe kërkimin mbi komunikimin.

Përveç veprimtarisë mësimdhënëse dhe kërkimore, Prof. Edlira Bushati ka një përvojë të gjatë në menaxhimin akademik: nga viti 2009 deri në vitin 2020 ajo ka drejtuar Departamentin e Gjermanistikës dhe ka shërbyer si anëtare në disa prej organeve më të larta drejtuese të universitetit, përfshirë Senatin Akademik, Këshillin Administrimit dhe Këshillin e Fakultetit. Ajo është autore e shumë punimeve të publikuara në revista shkencore kombëtare e ndërkombëtare dhe merr pjesë rregullisht me prezantime në konferenca shkencore.

 

Publikimet kryesore:

Monografi:

Ist Sprach- oder Textkompetenz Leitkompetenz beim Fremdsprachenerwerb?: Eine empirische Untersuchung schriftlicher Sprachproduktion deutschlernender Shkodraner. Suedwestdeutscher Verlag fuer Hochschulschriften. Tetor 2009.

Përkthime:

Maximilian Lambertz dhe Posta e Shqypnies”. Qendra e studimeve albanologjike, Tiranë 2011.

„Oj Kosova ime!”, roman i autores gjermane Mechthild Henneke. Shtëpia botuese ‚Koha‘, Prishtinë 2024.