• Ankesa

Msc. Valjeta Gjylbegaj

valjeta.gjylbegaj@unishk.edu.al 

Valjeta Gjylbegaj është pedagoge në Departamentin e Gjermanistikës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që nga viti 2016. Ajo ka përfunduar me sukses studimet universitare dhe pasuniversitare në fushën e gjermanistikës pranë të njëjtit institucion, të pasuara nga një periudhë studimi Erasmus në Universitetin Karl Franzens të Grazit, Austri. Aktualisht, ndjek studimet doktorale në programin “Ekonomi dhe Turizëm i Qëndrueshëm”, me një disertacion që eksploron trashëgiminë kulturore dhe letërsinë si perspektivë turistike në Shqipërinë Veriore. Ajo ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e gjermanistikës dhe turizmit kulturor, dhe titullare në lëndët “Letërsi gjermane bashkëkohore” dhe “Gramatikë e gjuhës gjermane”. Ka marrë pjesë në projekte shkencore, konferenca dhe publikime kombëtare e ndërkombëtare. Interesat e saj kërkimore përfshijnë trashëgiminë kulturore, letërsinë e udhëtimit evropian të shekullit XX dhe turizmin e qëndrueshëm në Shqipërinë Veriore. Ajo ka eksperiencë në mësimdhënien e gjuhës gjermane si në arsimin parauniversitar ashtu edhe në atë universitar, si dhe eksperiencë akademike ndërkombëtare si studente Erasmus pranë Universitetit LUM Giuseppe Degennaro.

Publikimet kryesore:

 “Culture, Identity, and Indigenous Knowledge Systems in Contemporary Society: Tradition as a Living Social Practice” në revistën “European Journal of Social Science Education and Research” Revistia, Dhjetor 2025, Volume 12, Issue 4, 96-114, DOI: 10.26417/vas06y85.

From ethnographic narratives to cultural Tourism: Integrating intangible heritage into sustainable development in Northern Albania.” në revistën European Journal of Economics, Law and Social Sciences (IJELS), Vol. 11 No. 3 November, 2025, 81-92, DOI: doi.org/10.2478/ajbals-2025-0030

“Shkodra në shënimet e disa autorëve”, botim në Buletinin Shkencor, Seria e Shkencave të Edukimit, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, 2024, Nr. 74.