Klaudia Darragjati është pedagoge në departamentin e Gjermanistikës, fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 2016.
Ajo ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e gjuhësisë e të studimeve letrare dhe është titullare në lëndët: Gjuhë dhe letërsi e vjetër gjermane, Histori dhe Kulturë e vendeve gjermanishtfolëse, Komunikim Ndërkulturor. Ka marrë pjesë në projekte shkencore, konferenca dhe publikime kombëtare e ndërkombëtare. Interesat e saj kërkimore përfshijnë gjuhësinë, letërsinë, historinë dhe komunikimin ndërkulturor.
Publikimet kryesore
Markus W. E. Peters, Përballjet e Historisë së Kishës Katolike në Shqipëri (1919-1996), përktheu nga gjermanishtja Klaudia Darragjati, Tiranë: Qendra Botuese Shoqata Jezuite, 2010.